Ancelotti, zyrtarisht trajner i Chelsea

06/07/2009 15:25

Carlo Ancelotti fillon sot zyrtarisht detyren ne krye te stolit te Chelsea. Ish tekniku i Milanit eshte prezantuar ne “Stamford Bridge” duke folur me nje anglishte te dobet para gazetareve.

“Ju falenderoj te gjitheve qe jeni ketu dhe qe po me jepni mundesi te nis nje eksperience te re. Do t’ju flas ne anglisht sepse per mua eshte e rendesishme dhe kerkoj qe edhe ju te flisni ngadale”, shprehet Ancelotti, i cili u fut menjehere ne teme, duke thene se John Terry nuk do shitet pasi eshte nje nga shtyllat e skuadres.

Ne vijim, ai konfirmoi edhe blerjen e rusit Zhirkov. “Chelsea nuk ka nevoje per ndryshime te medha pasi eshte nje skuader qe ka luajtur 5 gjysmefinale ne 6 vitet e fundit te Champions League. Duhet te punojme shume, por tashme kjo eshte nje skuader e madhe”, thekson Ancelotti. Ai ka pohuar gjithashtu se deshiron te qendroje ne Londer per aq shume kohe sa tek skuadra e Milanit.

Top Channel