Moggi, gati rikthimi pas 5 vitesh mungese

01/07/2009 09:45

Ish Drejtori teknik i Juventusit Luciano Moggi pas pese vitesh pezullim nga futbolli per shkak te skandalit te “Calciopolit” pohon zerat e nje rikthimi te mundshem ne boten e futbollit italian.

“Thjesht u perpoqa te ndihmoj presidentin Menarini qe te gjente ortake te rinj ne presidencen e Bolonjes. Mua nuk me interesojne aksionet e shoqerise kuqeblu por ne rast se ortaket e rinj te kontaktuar nga une do kerkonin keshillat e mia do te vishja me gjithe qef petkun e keshilltarit te merkatos”- shprehet Moggi per ‘Italpress’.

Nderkohe qe nga kampi i Bolonjes nuk konfirmohet por as mohohet per perfshirje te napolitanit ne presidencen e klubit. Vete kryetari i bashkise se Bolonjes ka deklaruar se “do te ishte nje turperim per qytetin tone nese Moggi do te fuste hundet ne futbollin bolonjez”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA