Lezhe, mbeten dhe 5 kuti nga KZAZ-ja e qytetit

30/06/2009 13:43

Procesi i numerimit te votave ne qytetin e Lezhes po vazhdon me ritme te shpejta pasi aktualisht jane numeruar 13 zona, ndersa mbeten per t’u numeruar edhe 5 kuti te tjera.

Rezultatet paraprake te numerimit te votave ne bashki i japin nje avantazh te lehte PS-se. Ne rang qarku, Lezha duhet te numeroje edhe 62 kuti te tjera pasi ne Kurbin vazhdon ende puna.

Nderkohe, nuk eshte zgjidhur ende problemi me nje kuti votimi ne Fushe Kuqez ku procesverbali nuk permbante numrat rendore te kartave te identitetit dhe ende nuk eshte vendosur se si do te procedohet me kete kuti.

Top Channel