Kaka me i miri ne Afriken e Jugut
30/06/2009 10:15
Organizmi kryesor i futbollit boteror, FIFA ka zgjedhur brazilianin Leite Rikardo Kaka si lojtarin me te mire te Kupes se Konfederatave.
Ish lojtari i Milan qe nga fillimi i sezonit tjeter do te veshe fanellen e Real Madrid ishte protagonisti kryesor i finales ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ku Brazili arriti te rikuperonte dy gola disavantazh ne 45 minutat e dyta. Kaka gjate turneut afrikanojugor shenoi ne total vetem dy here dhe ne te dyja rastet e ka gjetur rrjeten ne ndeshjen kunder Egjiptit.
Pas Kaka lojtari i dyte me i mire i kompeticionit ishte shoku i skuadres Luis Fabiano, ndersa i treti ishte amerikani Clint Dempsey.
Top Channel