
Pritet te nise numerimi edhe ne nje KZAZ ne Gjirokastres, ku puna ishte nderprere qe prej ores 20:00.
Nderkohe e ashper duket beteja ne zonen e minoritetit ku kandidojne tre emra te rendesishem Vangjel Tavo, Vangjel Dule dhe Spiro Ksera.
Aktualisht ne qarkun e Gjirokastres PS ka siguruar tre mandate, ndaj dy mandateve te PD-se. Ndoshta minoriteti do te jete vendimtar per thellimin e fitores se socialisteve ne kete qark.
Nderkohe ne nje zone te Tepelenes numerimi eshte shtyre per neser, per shkak se komisioneret ishin te lodhur.
Elbasan
Kryetari i zones 12 ne qarkun e Elkbasanit ka vendosur qe te bllokoje procesin e numerimit, per shkak te lodhjes se madhe nga puna me ore te tejzgjatura. Puna eshte pezulluar edhe ne KZAZ numer 14 ne kete qark.
Nuk jane rastet e para keto kur komisioneret kerkojne shtyrje te procesit, pasi edhe ne zona te tjera ka ndodhur kjo gje.
Ne diskutim eshte vene ceshtja nese komisioneret mund te lejohen te pushojne ose te zevendesohen me te tjere.
Procesi i numerimit ne rang vendi po ecen me ngadalesi, nderkohe qe me problematike jane qendrat e numerimit te votave ne zonat e qyteteve.
Top Channel