Ruci: Rrezik per kompromentimin e zgjedhjeve

29/06/2009 02:12

Kandidati i PS-se per qarkun e Fierit, Gramoz Ruci ka shprehur shqetesimin e tij pas festimeve te mbeshtetesve te Partise Demokratike neper rruget e qyteteve te Shqiperise.

Ai u ka bere thirrje lidereve politike te PD-se qe te bejne kujdes dhe te mos luajne me ecurine e procesit zgjedhor.

“Shfaqja e ketyre horrave eshte shume shqetesuese dhe kjo perben nje rrezik serioz per te kompromentuar zgjedhjet ne Shqiperi.Kjo shfaqje e ketyre horrave eshte shfaqje e inskenuar nga drejtuesit politike te PD-se menjehere sapo lidershipi i kesaj partie doli ne konference. Kjo eshte bere jo vetem nga drejtues te PD-se, por edhe drejtues te policise se shtetit”, eshte shprehur Ruci.

“Paralajmeroj te gjithe drejtuesit politike se po luajne me zjarrin dhe po demtojne procesin e zgjedhjeve ne Shqiperi. Me mire vone sesa kurre te terhiqen nga kjo aventure se kjo do te jete nje pergjegjesi historike jo vetem para shqiptareve, por edhe para komunitetit nderkombetar”, theksoi kandidati socialist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA