Lodhen komisioneret, nderpritet puna ne disa zona

29/06/2009 23:51

Nderpritet procesi i numerimit ne disa zona per shkak se komisioneret e ndjejne veten te lodhur nga puna e tejzgjatur qe ka nisur prej rreth 24 oresh.

Keshtu eshte nderprere numerimi ne disa zona ne Lushnje, Tepelene e Peshkopi, ku komisioneret kane vendosur te rinisin procesin diten e neserme.

Nga ana tjeter mesohet se ne Elbasan, pas nje nderprerje pune per disa ore ka rinisur numerimi ne nje prej zonave te qarkut.

Ne qendrat e numerimit te kutive te zonave rurale, procesi ka ecur me shpejtesi, nderkohe qe per mandatet perfundimtare te partive do te merret rezultati kur te lexohet vota e zgjedhesve te qyteteve.

Top Channel