Durres, numerimi i ngadalte, probleme ne Shijak

29/06/2009 08:30

Me ritme te ngadalta po ecen edhe numerimi i votave ne 4 KZAZ-te e Qarkut te Durresit.

Qendra e numerimit ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” ne qytetin bregdetar e ka nisur procesin ne oren 4 te mengjesit dhe ne kete proces jane perfshire 10 grupe numerimi. Nderkohe, ne Shijak eshte bllokuar numerimi pasi perfaqesuesi socialist pretendon se ka probleme me nje kuti.

Ne KZAZ-ne e Katundit te Ri jane mbledhur te gjitha kutite e ardhura nga zonat rurale dhe numerimi po vijon normalisht. Ne Durres, ashtu si ne Tirane ka pasur ovacione gjate oreve te nates pas sondazhit te Zogby.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA