
Ne oren 07:00 te mengjesit te sotem jane hapur te gjitha qendrat e votimit ne mbare Republiken e Shqiperise ku 2.8 milione persona jane thirrur te votojne per zgjedhjet parlamentare qe do percaktojne edhe qeverine e 4 vjecarit te ardhshem.
Ne keto zgjadhje marrin pjese 34 parti dhe nje subjekt i pavarur, ndersa numri i koalicioneve eshte kater, Poli i Lirise, koalicioni i udhehequr nga LSI, koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste dhe ai i drejtuar nga Partia Demokratike.
Ne gare jane kandidatet per 140 mandate parlamentare, ndersa kodi i ri zgjedhor parashikon zgjedhjen e tyre nga 12 qarqe me sistemin proporcional rajonal. Numrin me te madh te mandateve e ka Qarku i Tiranes me 32 te tille, i ndjekur nga Fieri e Elbasani.
Qendrat e votimit do te mbyllen ne oren 19:00, ndersa te drejten e votes e kane te gjithe personat mbi moshen 18 vjec te pajisur me karte identiteti apo pasaporte.
Top Channel