Ne deklaraten per mediat pas takimit informal me presidentin Bamir Topi dhe ambasadorin amerikan ne Tirane, John Withers, shefi i zyres se OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch ka theksuar se nga raportimet e deritanishme, situata eshte e qete.
“Ne shpresojme dhe besojme qe gjerat te vazhdojne keshtu ne menyre qe te gjithe tashme te kene guximin dhe vendosmerine per te votuar. Une u kerkoj njerezve qe nuk kane votuar, te dalin dhe te votojne, nderesa njerezve qe kane alpikuar per karta do t’ju kujtoja se mund t’i terheqin kartat deri ne 19:00 te mbremjes”, deklaroi Bosch.
Ne fund te fjales se tij, ai u kujtoi te gjithe shqiptareve se kjo eshte nje dite e rendesishme per demokracine, prandaj sipas tij, ata duhet te votojne.
Top Channel