Vezhguesit dhe huamarrja forcojne lekun
27/06/2009 08:50
Leku shqiptar njohu dje diten me te mire ne shume muaj, kur u forcua me 0.72 per qind kundrejt euros dhe 1.2 per qind kundrejt dollarit, si pasoje e kombinimit te fluksit te valutes se sjelle nga vezhguesit e huaj te zgjedhjeve dhe superankandit te bonove te thesarit te projektuar per te marten e ardhshme.
Nje euro u kembye dje me 128.37 leke, kuota me e ulet qe nga 10 shkurti i ketij viti, ndersa dollari
u kembye per 91.39 leke, kuota me e ulet qe nga 5 janari.
Dollari ka pasur nje ecuri te dobet ne tregun nderkombetar gjate muajve te fundit, gje qe eshte reflektuar edhe
kundrejt lekut. Leku ndjek zakonisht ecurine e euros ne kuotimet me monedhat e treta.
Top Channel