Shtypi: Hariri, sot emerohet kryeminister

27/06/2009 09:50

Saad Hariri do te emerohet sot kryeminister i qeverise libaneze te Unitetit Kombetar, nga presidenti Michel Suleiman.

Lajmin e ben te ditur shtypi lokal. Hariri, djali i ish-kryeministrit te vrare ne 2005, Rafik Hariri, drejton koalicionin e mbeshtetur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Arabise Saudite.

Me 7 qershor ai fitoi zgjedhjet, duke siguruar 71 vende ne parlament, ndaj 58 te tillave te fituara nga opozita shiite e Hezbollah.

Top Channel