
Policia e Fierit do te lere numrin e telefonit ne sherbim te qendrave te votimit dhe komisionereve, ne rast se shenohen incidente apo kerkohet nderhyrja e uniformave blu gjate dites se zgjedhjeve.
Drejtori i Policise se Fierit, Shemsi Premçi, ka pohuar se uniformat blu te ketij qarku do te hyjne ne gjendje gatishmerie qe prej mbremjes se te premtes.
Ai ka siguruar se Qarku i Fierit nuk do te regjistroje asnje incident gjate zgjedhjeve, pasi efektivat blu do te tregojne shkalle te larte profesionalizmi ne menaxhimin e procesit.
Premçi ka pohuar se te gjitha departamentet e drejtorise se policise do te jene ne gjendje gatishmerie dhe
se uniformat blu do te jene te pranishme ne zonat me te thella te qarkut, per te mbikeqyrur procesin nga distanca qe parashikon Kodi Zgjedhor.
Ne sherbim te qendrave te votimit dhe komisionereve do te lihet nje numer telefoni, per te denoncuar çdo akt dhune apo per te kerkuar ndihmen e policise. Sipas kreut te policise se Qarkut Fier mesohet se te 489 efektivat qe numerojne tre komisariatet e qarkut: Lushnje, Fier dhe Mallakaster, qysh prej mbremjes se 26
qershorit do te hyne ne gatishmeri te plote per te garantuar zgjedhje te qeta dhe te lira.
Premçi ka pohuar se perveç 220 policeve dhe inspektoreve qe jane trajnuar gjate dy muajve te fundit per kete proces, gjate dy diteve te fundit jane kryer trajnime intensive per efektivat e tjere.
“Kjo behet qe uniformat blu te Fierit te tregojne profesionalizem dhe gatishmeri te larte”, ka thene Premçi. Me tej ai ka sqaruar se efektivat mbeshtetese qe do te vijne nga Tirana, do te marrin informacionin e duhur nga kreret e Drejtorise se Fierit.
Top Channel