Kartat, ministria shtyn afatin deri ne oren 19:00

27/06/2009 12:45

Nepermjet nje komunikate zyrtare, Ministria e Brendshme ben me dije se afati per terheqjen e kartave te identitetit eshte shtyre deri ne oren 19:00 te dites se diele.

Pak ore para hapjes se qendrave zgjedhore, ministria njofton se kerkon qe te gjithe qytetaret qe nuk i kane marre kartat, te shkojne dhe te pajisen me to per te pasur mundesi qe deri ne minutat e afatit te fundit te shkojne per te votuar.

Ne kete deklarate, ministria u kerkon gjithashtu te gjithe qytetareve te marrin pjese ne votime.

Top Channel