
Ne pikat kufitare te vendit vazhdon fluksi emigranteve qe kthehen ne Shqiperi per te marre pjese ne zgjedhjet e dites se diele.
Gjate oreve te para te mengjesit te sotem, nga pikat kufitare te Kakavijes, Sopikut dhe Carshoves kane hyre rreth 4600 shtetas, 83 autobuse dhe rreth 643 mije automjete. Por mesa duket masat e marra nuk kane lejuar krijimin e radheve te gjata, si nga pala greke dhe ajo shqiptare.
Aktualisht ne piken kufitare te Kakavijes po punohet me 8 sportele ne hyrje dhe 3 ne dalje, ndersa ne pikat kufitare te Carshoves dhe Sopikut po punohet me kapacitet normal pasi dhe fluksi i emigranteve eshte i ulet. Nga autoritet doganore te zones behet e ditur se gjate dites se shtune numri i shtetasve qe kane hyre ne Shqiperi nga keto pika kufitare, ka arritur ne 7959 dhe 1476 automjete.
Autoritet bejne te ditur se aktualisht situata eshte e qete dhe s’ka fluks, por nese fluksi do te rritet, autoritetet do te shtojne numrin e sporteleve ne dispozicion te qytetareve.
Top Channel