
Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut ka vezhguar menaxhimin e procesit parazgjedhor te 28 qershorit
2009 dhe eshte akredituar nga KQZ me rreth 100 vezhgues ne te gjithe qarqet e Republikes se Shqiperise.
GSHDNJ ka konstatuar se procesi parazgjedhor pergjithesisht nuk ka evidentuar probleme te renda qe do te cenonin standardet e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009.
GSHDNJ ka realizuar nje monitorim cilesor gjate fushates dhe ka konstatuar se Kodi i Etikes nuk u respektua
nga partite politike ne pjesen me te madhe te rasteve, duke cenuar haptazi marreveshjen e gjithepranuar nga keto subjekte per respektimin e tij.
Ne raport thuhet se nuk ka nje transparence te financimeve dhe sponsorizimeve te marra nga kandidatet. Sakaq thuhet se jane te shumta subjektet politike qe nuk mund te balancojne shpenzimet e kryera per kete fushate me llogarite e deklaruara me pare per zhvillimin e saj.
GSHDNJ i kerkon Policise se Shtetit te mbaje nje qendrim te paanshem, sikunderse ka funksionuar deri me sot, ne menyre qe te garantohet paprekshmeria e votes nga çdo menyre e mundshme manipulimi. U kerkon partive politike qe te marrin masa me qellim distancimin dhe eliminimin e çdo akti dhune apo urrejtjeje qe do te cenonte standardet e nje procesi zgjedhor demokratik. Problem tjeter i evidentuar nga GSHDNJ ne kete proces eshte ai i disa ndryshimeve, bashkimeve apo ndarjeve dhe jashte afateve ligjore te qendrave te votimit. Nje situate e kesaj natyre, e lene per momentin e fundit, do te percillte konfuzion per zhvillimin e procesit dhe per vete votuesit.
Top Channel