
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha i ka derguar nje telegram ngushellimi familjes se Michael Jackson, i cili humbi jeten diten e enjte per shkak te nje ataku kardiak.
“Kryeministri i Shqiperise, Prof. Dr. Sali Berisha mesoi me dhimbje te thelle ndarjen nga jeta te kengetarit te famshem amerikan, Michael Jackson, kengetarit te adhuruar nga qindra miliona te rinj dhe qytetare ne mbare planetin”, thuhet ne faqen zyrtare te kryeministrise.
Ne vijim te telegramit, kreu i qevrise thekson se me me vdekjen e tij, kenga dhe muzika amerikane dhe boterore humben princin e tyre te shquar. “Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha lutet sebashku me familjaret dhe fansat e tij ne mbare boten, qe shpirti i tij te gjeje paqen e amshuar”, perfundon telegrami i ngushellimit.
Top Channel