
Organizata “Akses Albania”, ne bashkepunim me Ambasaden Gjermane ne Tirane, bene dje publike
rezultatet e para te projektit “Per nje administrate publike te qendrueshme dhe profesionale”.
Ky projekt synon ndertimin e nje modeli te shoqerise civile, i cili do te sherbeje per te monitoruar levizjet ne administraten publike dhe per te matur qendrueshmerine dhe profesionalizmin e nepunesve
publike, veçanerisht ne periudhen e pas zgjedhjeve.
Tryezen e pershendeti ambasadori i Republikes Federale te Gjermanise ne Tirane, Bernd Borchardt, i
cili tha: “Ne e mbeshtesim Shqiperine ne rrugen e saj per ne BE. Per arritjen e
ketij qellimi te rendesishem, Shqiperia ka nevoje per nje sherbim civil funksional.
Shume kritika jane ngritur ne lidhje me objektivitetin e rekrutimit ne administraten publike. Kjo na nxiti qe se
bashku me AKSES te hartojme nje projekt i cili synon krijimin e nje baze objektive per zhvillimet brenda
ketij sektori dhe perfshin gjeresisht shoqerine civile ne diskutimin mbi qendrueshmerine e administrates
publike, e cila eshte jetike per progresin e Shqiperise drejt BE”, nenvizoi Borchardt. Administrata eshte fytyra
e shtetit perpara publikut, tha drejtoresha ekzekutive e “Akses Albania”, Marjana Papa.
Qytetaret, sipas saj, meritojne nje administrate ne gjendje te ofroje sherbim cilesor dhe per kete arsye partite politike duhet te ndergjegjesohen per koston e madhe politike qe sjell nje administrate militante, ineficente per te zbatuar reformat dhe menaxhuar asetet publike.
Top Channel