Zhuli semur ushtaret e NATO-s ne Kuçove

26/06/2009 09:20

Ndonese qe prej 4 prillit te ketij viti vendi yne eshte anetar me te drejta te plota ne organizaten e NATO-s, ushtria shqiptare ndodhet ne kushte mjerane.

Pas rekrutimit me force te ushtareve, jane edhe kushtet e reparteve ushtarake ato qe e kthejne sherbimin e detyrueshem ushtarak ne nje ferr te vertete.

E tille eshte situata ne bazen ushtarake Nr. 33-62 ne Kuçove te Beratit. Ne kete baze, qe eshte pjese e Aeroportit Ushtarak te Kuçoves, ndodhen 3 nenreparte te tjere, nderkohe qe numri i ushtareve eshte afro 100 te tille.

Por, ndersa 20 ushtare e kryejne sherbimin ne qender te repartit, 80 te tjere jane vendosur ne nenrepartet qe ndahen me fraksione 33-62/ 3, 2 dhe 1. Ne keto nenreparte, ushtaret duhet te perballen me nje mungese te plote te kushteve higjieno-sanitare dhe te bazes jetike.

Madje, ushtaret prej me shume se nje muaji jane prekur edhe nga semundje te lekures, per te cilat askush nuk e ka vrare mendjen t’i diagnostikoje, nese behet fjale per epidemi zgjebeje, ndonje rast kolere, apo infeksione te thjeshta. Vete ushtaret pohojne se ne repartin e tyre ka nje mjek, por ai jo vetem qe nuk kryen vizita periodike per ta, por as qe eshte pare ndonjehere si nga rekrutet e rinj, ashtu edhe nga ushtaret e vjeter.

 

 

 

Top Channel