Rama: Votoni pa frike per PS-ne

26/06/2009 15:40

Kryetari i Partise Socialiste vijoi takimet zgjedhore permbyllese ne qarkun e Elbasanit duke u ndalur fillimisht ne Cerrik.

Ne nje atmosfere festive shefi i socialisteve percolli ashtu si ne te gjithe Shqiperine mesazhin e bashkimit dhe ndryshimit.

Ai u angazhua per per rritjen e punesimit dhe zhdukjen e varferise, duke ndertuar sic tha zoti Rama shtetin e te gjitheve, qe u jep qytetareve te tij dinjitetin e qytetarit europian, pavaresisht ku jetojne ne Tirane apo Cerrik u shpreh ai.

“Ne jemi te pergatitur ta mbrojme voten dhe jemi te pergatitur ta mbrojme dhe numerojme ate me mire se dy vjet me pare ne Tirane”, u shpreh Rama.

Ne nje takim masiv ne qytetin e Elbasanit, kryetari i socialisteve  u angazhua per ndryshimin e realitetit deshperues sic tha ai, ate te dy Shqiperive.

Zoti Rama u angazhua per ndertimin e nje Shqiperie qe ecen me hapa te qendrueshem te zhvillimit ekonomik dhe te nje shteti ku administrata nuk dhunohet, nje shtet ku mjeku dhe polici argumetoi ai te mos perdoren nga qeveria e radhes.

Kryetari i PS-se, i cili pritet sot ne mbremje te mbaje fjalimin permbylles te fushates zgjedhore ne bulevardin “Deshmoret e “Kombit” ne kryeqytet, iu beri thirrje nga Elbasani te gjithe nepunesve te shtetit te votojne pa frike Partine Socialiste, sepse sic tha ai askush nuk do t’i largoje nga puna.

Top Channel