Rama: Eshte momenti i ndryshimit te gjeneratave

26/06/2009 22:25

“28 qershori eshte momenti i ndryshimit te gjeneratave ne lidershipin shqiptar”. Keshtu eshte shprehur ne emisionin “Top Story”, ne Top Channel, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.

“Jam i bindur se vota e 28 qershorit do te mbylle nje epoke dhe do te hape nje tjeter. 28 qershori eshte momenti i ndryshimit historik”, theksoi Rama.

Duke folur per shpenzimet ne fushaten elektorale, Rama theksoi se Partia Demokratike ka abuzuar me taksat e popullit duke i perdoruar ato per qellime elektorale.

“Fushata jone ka pasur ne thelbin e vete entuziazmin e perfshirjes se njerezve. Ne nuk kemi pasur mundesi qe te benim nje fushate si qeveria qe ka pushtetin, por edhe po te kishim pasur nuk mund te abuzojme me taksat e njerezve. Ne nuk kemi pasur mundesi te bombardojme opinionin publik me nje intensitet si ai qe ka pasur PD-ja nga ana publicitare, por kemi pasur mundesi te bejme nje fushate me te suskesshme ne krahasim me palen tjeter”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta