Rama: Erdhi dita e ndryshimit historik

26/06/2009 21:00

“Pak ore na ndajne nga dita per ndryshuar faqen e historise me voten tone”.

Keshtu u shpreh ne fillim te fjalimit te tij per te pranishmit ne mitingun e fundit ne kete fushate zgjedhore, lideri socialist, Edi Rama, i shoqeruar mes ovacionesh te shumta.

Kreu socialist, theksoi se u deshen kater vjet qe te vinte dita, kur do te ndodhte ndryshimi i madh.

“Erdhi dita kur secili prej jush ne te ardhmen te thote; ‘po’ votova per ndryshimin historik,per Shqiperine pa kufinj me Evropen, ishte 28 qershor 2009”, u shpreh Rama.

Duke premtuar liberalizim vizash, tekste shkollore per femijet, zgjatjen e lejes se lindjes per nenat e reja dhe sigurim te tyre, sherbim shendetesor te mirefillte me te gjitha kushtet e standartet evropiane, Rama theksoi se vota me 28 qershor do te sherbeje per nje Shqiperi ku fshati jeton denjesisht, ku uji nuk mungon dhe ku shteti nuk eshte me i pushtetareve po i qytetareve.

“Kjo eshte beteja e Shqiperise ndaj analfabetizmit, papunesise, varferise, korrupsionit, dhunes, minatoreve te vuajtur, fshatareve te varfer, ndaj ne do ta fitojme”, u shpreh Rama.

Kreu socialist u shpreh i bindur per fitoren e betejes sepse Shqiperia nuk mund te humbase dhe se ajo qendron pertej te majtes dhe te djathtes.

“Ne do ta fitojme kete gare per te fituar qytetaret dhe jo pushtetaret sic ka ndodhur gjithnje”, tha me tej Rama.

Lideri socialist ftoi qytetaret qe te votojne per te bere keshtu qe politika te jete mjet sherbimi ne funksion te tyre.

“Keto jane oret per ta marre politiken ne dore dhe per ta bere ate fuqi te nje ndryshimi historik, duke qendruar te gjithe bashke. Te tregojme se ne shqiptaret nuk jemi me pak te gatshem per te bere sakrifica sic kane bere qytetaret e vendeve te tjera. Nuk ka arsye perse te mos e bejme Shqiperine, zonje te bukur ne Evrope”, u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se me 28 qershor do t’i jepet fund politikes se paarsyeshme, frikes per te mos votuar te lire, percarjes per te mos qendruar te gjithe bashke.

“Me 28 qershor do te largojme kryeplakun e politikes shqiptare dhe oborrtaret e tij. Keto jane oret per ndryshimin e madh”, tha Rama, duke i ftuar te gjithe te votojne per alternativen e Partise Socialiste te Shqiperise.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta