
Lideri i opozites ne Greqi, Jorgo Papandreu, i cili ndodhet per nje vizite ne Tirane, ka deklaruar se ka vene re ndryshime rrenjesore ne vendin tone.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Papandreu ka treguar se si eshte njohur me kryetarin e PS Edi Rama dhe ka vleresuar punen e tij.
“Ne Tirane kam qene ne vite te ndryshme, edhe pas vitit 97 kur vendi ka pasur probleme te medha dhe kur jam njohur me Edi Ramen. Jam ne Tirane pasi si kreu i PS ne Greqine fqinje po mbeshtes mikun tim Edi Rama. Ai ka bere shume per Tiranen dhe po punon shume edhe per vendin e tij”, ka pohuar Papandreu.
Sipas ish-kryeministrit grek, ne Tirane ne vitet e fundit konstatohen shume ndryshime pozitive, ne vecanti ne infrastrukture dhe kjo sipas tij eshte merite e kryebashkiakut Rama.
“Kam disa vite qe nuk kam qene ne Tirane dhe shikoj se ka shume ndryshime. Edi Rama ka bere nje pune te mire, ka zhvilluar infrastrukturen dhe eshte nje kryebashkiak i forte”, ka pohuar Papandreu.
Ai ka theksuar se Partia Socialiste jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe Evropen perben alternativen me te mire per te nxjerre kontinentin e vjeter nga kriza ku ka hyre.
“Ne Europe eshte nje krize e madhe. Shume nga partite nuk munden te jepnin nje zgjidhje dhe ne si socialiste do te bejme diferencen dhe do ta cojme Evropen ne nje rruge tjeter. Ne do te kemi nje model te ri dhe vizioni i socialisteve do te krijoje nje ndryshim”, ka theksuar Papandreu.
Ndersa persa u takon zgjedhjeve, Papandreu ka shtuar se ato duhet te jene te lira dhe te ndershme, pasi jane thelbesore per procesin integrues te vendit. “Evropa po ju vezhgon, prandaj zgjedhjet duhet te jene te lira e te ndershme”, ka shtuar ai.
Top Channel