
Partia Demokratike ka sjelle ne Tirane per mbeshtetje politike perpara heshtjes elektorale, Vilfred Martens, presidentin e Partise Popullore Europiane, i cili eshte grupimi me i madh ne Parlamentin Europian.
Ne nje takim me kreun e demokrateve, Sali Berisha, presidenti i PPE-se, duke theksuar fitoren e se djathtes europiane ne zgjedhjet, shprehu mbeshtetjen per fitoren e zotit Berisha.
“Kam ardhur ketu per ta mbeshtetur ate, ne kete fushate zgjedhore sepse ajo eshte shume e rendesishme per te ardhmen e Shqiperise dhe te gjithe rajonit, per te patur nje kryeminister dinamik dhe nje qeveri dinamike dhe per te pergatitur te ardhmen evropiane te Shqiperise, si nje pol te stabilitetit ne te gjithe rajonin. Edhe njehere une jam i bindur se Shqiperia duhet te behet anetare e BE-se. Dhe nje nga rezultatet kryesore te kryeministrit Berisha eshte se ai hapi dhe realizoi perspektiven evropiane dhe antlantiste te Shqiperise”, u shpreh Martens.
Zoti Martens shprehu gatishmerine e Partise Popullore Europiane per te ndihmuar Partine Demokratike ne realizimin e projektit europian te Shqiperise.
“Ne do ta mbeshtesim kryeministrin Berisha dhe qeverine e tij per te realizuar liberalizimin e vizave ne BE. Shqiperia tashme eshte anetare e NATO-s. Shqiperia dhe qeveria e saj mundesuan nenshkrimin e marreveshjes se Stabilizim-Associimit me BE. Ne konstatuam nje progres shume te madh per sa i perket fushes sociale dhe fushes ekonomike. Tashme Shqiperia ka nje buxhet te stabilizuar dhe ka krijuar nje infrastrukture te re per Shqiperine. Per kete arsye ne si parti popullore evropiane do ta mbeshtesim ate ne kete fushate”, u shpreh Martens.
Top Channel