LM, Katershja: Izraeli te ndale ndertimet

26/06/2009 18:50

Katershja e perbere nga OKB, BE, SHBA dhe Rusia i ka bere nje ultimatum Izraelit, qe te nderprese aktivitetin e tij te ndertimeve ne territoret palestineze.

“Te ndalet edhe ajo qe quhet rritja natyrore”, jane shprehur njezeri perfaqesuesit e Katershes, te mbledhur ne Trieste ne kuader te samitit te G8.

“Eshte e nevojshme nje shtyse e forte politike per te arritur ne zgjidhjen dy popuj-dy shtete”, ka deklaruar i derguari i Katershes per Lindjen e Mesme, Tony Blair.

Top Channel