Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Ka perfunduar ristrukturimi i plote i Spitalit Rajonal te Gjirokastres, nje investim per te cilin jane shpenzuar 100 milione leke per godinen dhe 23 milione per blerjen e paisjeve te reja.
Gjate ceremonise se perurimit te ketij investimi, ministria e Shendetesise, Anila Godo, tha se ky eshte nje investim gjigand qe e rendit spitalin e Gjirokastres, nder spitalet rajonale me moderne te vendit, te kompletuar plotesisht me te gjitha mjediset e analizimit, egzaminimit dhe kurimit te te semureve.
“Duke e renditur shendetin e qytetareve dhe sherbimin spitalor nder prioritetet e saj, jane planifikuar te investohen kete vit ne institucionet shendetesore te qarkut te Gjirokastres edhe 10 milion leke per ndertimin e 6 qendrave shendetesore ne komunat dhe bashkite e ketij qarku”, tha ministrja Godo, pas prerjes se shiritit te perurimit.
Spitali Rajonal i Gjirokastres eshte nje institucion mjekesor me 180 shtreter, ne te cilin sherben nje personel, qe shkon ne 242 persona gjithsej, prej te cileve 137 jane personel mjek dhe infermier.
Ky spital eshte ne sherbim te pacienteve te te tri rretheve, Gjirokaster, Tepelene dhe Permet. Ai eshte i kompletuar me te gjitha sherbimet spitalore, qe perfshijne dhjetra reparte sherbimi spitalor, si reparti i urgjencave, pediatria, patologjia, infektivi, reanimacioni, dializa, kirurgjia, materniteti, radiologjia dhe laboratore per kryerjen e te gjitha analizave dhe egzaminimeve mjekesore.
Top Channel