Fushata, priten fjalimet e fundit te Rames e Berishes

26/06/2009 19:45

Ka nisur festa ne dy sheshe te ndryshme te kryeqytetit, ku forcat e medha politike, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, po mbajne mitingjet e tyre permbyllese per fushaten zgjedhore.

Ne sheshin para kryeministrise, muzika i ka paraprire fjalimeve te drejtuesve socialiste dhe e njejta situate eshte edhe ne sheshin “Skenderbej”, ku mbeshtetesit e PD-se po shijojne kenget e servirura nga artistet per kete rast.

Sheshet kryesore jane mbushur nga mijera qytetare, militante, mbeshtetes te dy forcave politike, nderkohe qe bien ne sy banderolat, flamujt dhe pankartat me sllogane nga me te ndryshmet.

Pritet qe pas pak minutash, dy lideret kryesore te politikes, Edi Rama dhe Sali Berisha, te mbajne fjalimet e tyre te fundit ne kete fushate maratone.

Top Channel