Fullani: Duhen ndryshuar shume gjera

26/06/2009 08:25

Kriza financiare ne bote dhe risqet ne disa drejtime e kane prekur rrenjesisht sistemin bankar, duke prishur shume ekuilibra, ndersa lipset nevoja per te rishikuar teorite ekonomike.

Ne Samitin e radhes te Bankiereve per Rajonin, zhvilluar ne Mal te Zi, u hodhen disa teza qe kerkonin forcimin e enteve rregullatore, me shume disipline nga bankat, por edhe procedura me te thjeshta.

I pranishem ishte edhe guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, i cili sugjeroi ndryshimin e disa rregullave. Ne fjalimin e kreut te BSH-se, u kuptua se tashme per sistemin bankar ka ardhur koha per te ndryshuar shume elemente, qe deri dje konsideroheshin tabu.

Ndikimi i krizes financiare nderkombetare filloi te ndihet mbi sektorin financiar ne Shqiperi ne tremujorin e fundit te vitit 2008. “Rreziqet ndaj rritjes ekonomike jane rritur dhe lidhen veçanerisht me nje renie te metejshme te kredise te sektorit bankar, rritjen e deficitit tregtar (per shkak te perceptimit ne renie te pasurise dhe rritjes se papunesise ne vendet e zhvilluara)”, tha Fullani, duke besuar se aktualisht vendi ka me shume nevoje per nje “politike monetare te matur dhe politike fiskale te pergjegjshme”. Duke u ndalur te sektori financiar, besohet se edhe ai ka nevoje per vendosjen e rregullave te caktuara, qe ne te ardhmen te mbeshtese nje zhvillim me te sigurt dhe me te ekuilibruar te industrise financiare ne pergjithesi dhe te sektorit bankar ne veçanti.

“Do te mbeshtesja çdo mase te tille qe do te kontribuonte ne krijimin e nje kuadri te forte ligjor per titujt dhe te drejtat e pronesise ne Shqiperi, te cilat, nga ana e tyre, do te ndihmonin ne zhvillimin e tregut te mjeteve jofinanciare dhe ne rritjen e transparences per çmimet dhe se fundi, do te forconin procesin e vleresimit te rrezikut. Se dyti, duhet te behen perpjekje per te zhvilluar tregun financiar jobankar dhe tregun e kapitalit ne pergjithesi”, tha kreu u BSH-se ne Samitin e Malit te Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA