
Cdo regjisor enderron te beje filmin me te madh te jetes se tij, ate qe rralle arrin ta realizoje.
Per Fellinin, ishte nje film per Napolin, per Kubrick ishte nje film per Napoleonin. Ajo qe mesohet sot eshte se edhe Chaplin kishte menduar per nje film ku do te vishej nen petkun e perandorit, nje enderr e cila e shoqeroi gjate gjithe karrieres se tij.
Zbulimi vjen nga arkivat e regjisorit te madh, te ruajtura me kujdes nga familja.
Nga provat e sotme rezulton se Chaplin nuk e thoshte shpesh deshiren e tij per te interpretuar Bonapartin, por thelle thelle ai kishte menduar gjate per kete rol te madh te jetes,si dhe kishte mbajtur shume shenime, kishte krijuar skenare.
Terheqja per Napoleonin nisi te Chaplin qe prej femijerise.
“E dija qe kisha nje baba, qe nuk jetoi kurre me ne. Kishte sy te erret. Nena ime thoshte shpesh se i ngjante Napoleonit”, pati shkruan ne biografine e tij, Chaplin.
Aktori i madh komik ka shkruar ne shenimet e tij, qe sot gjenden ne arkiv te tjera fjali goditese per Napoleonin.
“Me pare njihja ne menyre te vagullt Napoleonin. Ishte nje ushtar i madh, kishte patur shume veshtiresi. Nga ajo qe dija me terhiqte menyra e tij e te vezhguarit te detit, me ate veshtrim meditues te thelle. Pozimi i tij, ata sy te trishte dhe penetrues, me sillnin ndermend figuren e Krishtit. Ndoshta sepse shprehite e Napoleonit misheronin dhimbjen njerezore te nje shpirti te torturuar”, shkruan Chaplin.
Top Channel