Berisha: Me 28 qershor fiton Shqiperia

26/06/2009 20:25

Lideri i Partise Demokratike, Sali Berisha, ne fjalimin e tij te fundit para mijera mbeshtetesve ne sheshin “Skenderbej” deklaroi se fitorja eshte e sigurt dhe ajo po ndihet ne cdo shtepi shqiptari.

“Si te votoje Tirana, do te votoje Shqiperia. Si te fitoje Tirana do te fitoje Shqiperia. Sot ne vendosim kuroren madheshtore te fitores sone te merituar. Ne kete miting festojme projektin tone per Tiranen Evropiane per Shqiperine europiane”, u shpreh Berisha.

Duke vleresuar se ky eshte mitingu me madheshtor ne histori, Berisha iu shprehu mirenjohjen te gjithe mbeshtetesve ne te gjithe Shqiperine per kohen kushtuar gjate fushates elektorale.

“Te bashkohemi ne endrren tone evropiane, sepse endrra jone i mirepret te gjithe”, u shpreh Berisha, duke ftuar te votojne per alternativen demokratike edhe socialistet e te gjithe Shqiperise.

Kreu demokrat theksoi se ne saje te qeverisjes se ketyre kater viteve, u arrit shembja sistemit te kleptokracise, u luftua korrupsioni dhe vendit iu hap rruga per anetaresimin ne NATO.

“Ne ndertuam rruge, dyfishuam pensionet e pagat dhe faktuam se ky vend ka bere perpara, duke ndertuar edhe korridorin e kombit”, u shpreh Berisha.

Ai ftoi te gjithe qytetaret qe te votojne PD-ne, te bashkohen per ta cuar Shqiperine drejt Evropes, si dhe t’i japin mundesi qeverisjes qe ne kater vjet te tjera te ndertoje akse te reja historike, te vazhdoje rrugen drejt se ardhmes e sigurte.

Berisha deklaroi se ai ka bere shume per ceshtjen e pronave, ndersa premtoi se do t’i jape zgjidhjen finale kesaj pike te rendesishme per vendin.

Po ashtu Berisha premtoi finalizimin e legalizimeve dhe reformes se pronesise.

Kreu i PD-se, ftoi fermeret qe te bashkohen me kete alternative, per t’i krijuar keshtu mundesi, qe ata te konkurojne te barabarte me fermeret e vendeve te tjera.

“Me 28 qershor, askush nuk humbet sepse do te fitoje Shqiperia. Votoni 10, sepse 10 jeni ju, eshte e ardhmja juaj”, beri thirrje Berisha. 

Duke uruar te gjithe shqiptaret per fitoren e se dieles, Berisha mbylli fjalimin e tij te fundit ne kete fushate zgjedhore.  

Top Channel