Bashkia: Te ringjallen bibliotekat publike

26/06/2009 08:35

Bibliotekat publike ne kryeqytet do t’i nenshtrohen rehabilitimit dhe pasurimit te fondit te tyre. Te kyçura qe prej 18 vitesh, drejtuesit e Bashkise se Tiranes premtojne se ato nuk do jene me relike, por do te permbajne kujtimin e shkuar si te tilla.

Nisma  “Dhuro nje liber” per te perhapur dijen permes librit eshte duke u shtrire edhe ne bibliotekat publike, konkretisht me dhurimin e 243 librave te rinj per biblioteken e njesise bashkiake nr. 9, 241 per ate te njesise nr. 10 dhe 240 libra per biblioteken e minibashkise nr. 8.

Ne listen e bibliotekave qe do te rikonstruktohen, nga Drejtoria e Pergjithshme e Politikave te Zhvillimit dhe Planifikimit behet e ditur se eshte planifikuar nderhyrja ne 7 shtepi libri, te njesive bashkiake. Nga keto, ne 3 biblioteka projekti konsiston pasurimin e fondit te librave dhe per 4 te tjera nderhyrja parashikon rikonstruksionin dhe rikonceptimin e tyre, si qendra te vogla te komunitetit, prane çdo minibashkie.

Logjika e institucionit te bashkise mbeshtetet ne idene e nje pende te arte. “Borgesi e perfytyronte parajsen si nje biblioteke dhe po t’i shkojme pas ketij perfytyrimi, gjate ketyre viteve zallamahie te tranzicionit, shume nga keto parajsa te vogla qe gjendeshin neper lagje u kthyen ne nje ferr te vertete dhe pushuan se funksionuari”, shprehen perfaqesuesit e bashkise.

Sipas tyre, pas viteve 2000 eshte bere nje pune e konsiderueshme per te rikthyer ne gjendje funksionale bibliotekat publike, nje pune qe filloi me gjetjen e dokumentacionit per çdo shtepi libri dhe nderhyrjen ne to. Tashme jane gati projektet per rikonstruksionin e disa bibliotekave, aktualisht ne gjendje te amortizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA