Vjedhje me arme, merret ne pyetje Robie Williams

25/06/2009 11:05

Telashe ne Bahamas per Robie Williams, cili ndodhet atje me te atin dhe te fejuaren,aktoren Ayda Field.

Kengetari eshte marre ne pyetje nga policia per nje vjedhje te armatosur. Kengetari pati nje grindje me dy paparace, te cilet e kishin kapur ndersa tymoste nje cigare “te dyshimte”.

Pas disa oresh fotografet u vodhen dhe u keqtrajtuan nga tre persona.

Sipas tabloidit “The Sun”, shefi i policise se Bahamas, deklaroi se po merren ne pyetje te gjithe deshmitaret rreth kesaj ceshtjeje, mes te cileve edhe Robie Williams.

Williams ka marre me qira nje vile gjigante per te kaluar disa dite pushimesh bashke me njerezit e tij te dashur.

Gjate nje feste, dy paparacet, anglezi Matt Sanchez dhe amerikani Carlos Mendez, “kapen” kantautorin, ndersa tymoste nje cigare me perberje misterioze.

Grupi shoqerues dhe vete kengetari kuptuan prezencen e tyre ne feste qe pasoi me nje grindje te ashper.

Disa ore me vone, tre bandide hyne ne shtepine e dy paparaceve duke i kercenuar ata me vdekje me arme ne koke, dhe duke u marre 15 mije euro, aparatet fotografike bashke me filmat e rendesishem.

Nuk dihet nese ka ndonje lidhje mes ketyre dy ngjarjeve.

Top Channel