Vetevritet pas kthimit nga Greqia 23-vjeçari

25/06/2009 08:30

Vret veten me pistolete nje 23-vjeçar, nderkohe qe policia ende nuk ka nje variant zyrtar per shkaqet. Dyshohet se depresioni ka çuar ne vetevrasjen te riun, i cili pak dite me pare ishte kthyer nga Greqia, ku jetonte si emigrant i ligjshem.

Mesohet se Kastriot Meci, 23-vjeç, i fejuar, banues ne fshatin Komuna te Komunes Mollas, rreth 40 km larg qytetit te Elbasanit eshte vetevrare me arme, rreth ores 16:49 te se martes, ne banesen e tij.

I riu eshte mbyllur ne dhome dhe ka qelluar veten me nje pistolete tip TT, e cila ende nuk dihet sesi ka rene ne duart e tij. Mesohet se kane qene familjaret e djalit, qe pasi kane degjuar krismen e pistoletes jane drejtuar me shpejtesi per nga dhoma ku ishte ai.

Ata kane shqyer deren dhe kane mundur te hynin brenda, ku kane gjetur te riun te mbuluar nga gjaku ne mes te dhomes. Djali kishte shkrehur armen dy here dhe plumbat e kishin prekur njeri ne te majte te qafes dhe tjetri ne koke.

Te tmerruar jane munduar te risjellin ne jete 23-vjeçarin qe dergjej ne mes te dhomes, ndersa prane tij gjendej pistoleta. Por çdolloj ndihme ka qene e kote, pasi djali kishte gjetur vdekjen e menjehershme nga plumbat e marre.

Familjaret kane njoftuar policine per ngjarjen e ndodhur dhe vetem pas nje ore ne fshatin Komuna ka mberritur nje grup ekspertesh kriminale. Nderkohe, policia eshte ende duke punuar per zbardhjen e rrethanave qe e çuan te riun drejt veteflijimit. Mesohet se familjaret kane pohuar se ditet e fundit, i riu kishte shfaqur shenja depresioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA