Topi protokollon Sejdiun

25/06/2009 01:50

Akulli u thye ne samitin informal te Vlores, organizuar nga presidenti shqiptar Bamir Topi. Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu takoi, me ne fund si i barabarte, presidentet e vendeve fqinje, Malit te Zi dhe Maqedonise.

Presidentet, te cilet ishin takuar te marten ne mbremje, te merkuren gjate bisedimeve katerpaleshe, trajtuan bashkepunimin per ceshtjet e sigurise ne rajon, luften kunder kriminalitetit dhe shkembimin e eksperiencave integruese ne NATO apo ne Bashkimin Europian.

Por padyshim, ne konferencen per shtyp, interesimi i gazetareve ishte aq i madh ne lidhje me marredheniet e Prishtines me Shkupin dhe Podgoricen, saqe pyetjet ishin vetem per presidentet Sejdiu, Ivanov dhe Vujanovic.

“Vendosja e marredhenieve diplomatike eshte nje proces. Dhe ky eshte nje proces pergjate se cilit duhet te realizohen dhe te plotesohen detyrimet e ndersjellta. Nga institucionet e Maqedonise jam informuar se Maqedonia i ka plotesuar te gjitha detyrimet dhe se ne jemi te gatshem per te vendosur marredheniet diplomatike”, tha Ivanov.

“Po, ne biseduam edhe dje me presidentin Ivanov per kete ceshtje dhe ne jemi po keshtu te gatshem qe ne momentin e pare dhe sa me shpejt keto marredhenie te vendosen. Eshte me rendesi se ekziston nje klime e mire, gatishmeri dhe jane veprime te mundshme. Te presim dhe te punojme”, eshte shprehur Sejdiu.

Por nese mes Maqedonise dhe Kosoves nuk ka probleme te pazgjidhura, duket se nuk eshte keshtu me Malin e Zi. Presidenti Vujanovic prezantoi dy shqetesime.

“E para, eshte ceshtja e trajtimit te pakices malazeze ne Kosove, e cila nuk ka nje trajtim ligjor si pakice dhe nuk eshte e perfaqesuar ne kodin zgjedhor te Kosoves, qe siguron perfaqesimin autentik per pakicat e Kosoves. Sipas ketij ligji bashkesia serbe se paku ka dhjete deputete, kombesia turke dy, romet, ashkalite dhe egjiptianet nga nje, ndersa pakica malazeze nuk e ka perfaqesuesin e vet; pra nuk ka trajtimin e pakices kombetare. Por ne mendojme se edhe kjo ceshtje do te zgjidhet. Ceshtja e dyte, eshte ajo e pranimit te te shperngulurve nga Kosova, duke menduar se atyre do t’u sigurohet nje kthim i qendrueshem ne Kosove”, pohoi Vujanovic.

Presidenti Sejdiu sqaroi se mosnjohja e nje komuniteti malazes ne te shkauren ishte per faj te regjimit serb, qe malazeset i konsideronte serbe, por shprehu vullnetin per t’u dhene nje zgjidhje.

“Kemi qendrimin parimor per kthimin e te gjithe qytetareve ne Kosove. Ka veshtiresi objektive. Qeveria e Kosoves ka ndare fonde te vecanta per kete. Ministria e Kthimit merret drejtperdrejt me kete dhe udhehiqet nga perfaqesuesi i komunitetit serb. Nuk kemi pasur dileme. Dileme mund te kene vetem njerezit qe kane bere veprime te keqija ne Kosove. Une pajtohem me Presidentin Vujanovic qe ata do te dalin para drejtesise. Ceshtja e dyte, ajo rreth komunitetin malazez. Ne kemi nje prani te tyre dhe natyrisht do te japim te gjitha garancite e mundshme ne trajtimin e tyre, si cdo qytetar i Kosoves. Une kam bere nje hap te rendesishem se e kam inkuadruar jashte vizionit te projektit ‘Ahtisaari’ ne Keshillin Konsultativ te Komuniteteve perfaqesuesin e malazeseve. Ky eshte nje trup shume e rendesishme, qe adreson shqetesimet e qytetareve. Ne kemi nje komunikim te shkelqyer me ta. Besoj se ne proceset e vazhdueshme do te kemi hapa te tjere”, theksoi Sejdiu.

“Une mendoj qe nuk eshte nje gje e rastit qe brenda dy muajve ne takohemi disa here me njeri-tjetrin, cka do te thote qe ka nje diference te jashtezakonshme me situaten qe ishte dikur. Ky eshte nje predispozicion i larte qe vendet tona te realizojne ato cka kane thene nepermjet presidenteve dhe nepermjet qeverive respektive te vendeve tona, te cilat realisht po punojne intensivisht ne te njejten linje. Une shpreh deshiren qe ky takim patjeter do te pasohet nga takime te tjera, ku secili nga miqte ne radhen e vet do te behet mikprites!”, deklaroi Topi.

“Maqedonia eshte e gatshme gjithashtu qe te organizoje nje takim te tille ku do te ftoje zotin Topi, zotin Sejdiu, zotin Vujanovic dhe zotin Tadic gjithashtu”, tha Ivanov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA