Shqiperi-Kosove, pike e re kufitare ne Shishtavec

25/06/2009 08:40

Inaugurohet pika e kalimit kufitar me Kosoven ne fshatin Borje te Komunes se Shishtavecit ne Rrethin e Kukesit. Pika e re, qe eshte çelur dje ne mesdite, ka çuar ne gjashte pikat lidhese me Kosoven, tre prej te cilave ndodhen vetem ne Shishtavec dhe Zapod.

Ne ceremonine e rastit moren pjese drejtues te larte te Policise se Kufirit te Qarkut te Kukesit, ata te Drejtorise se Policise se Qarkut, autoritete lokale si dhe homologe ne Komunes se Prizrenit.

Rreth 900 banore te fshatit Borje, 30 kilometra larg Kukesit, kane kerkuar edhe me pare hapjen e pikes se kalimit te kufirit, pasi kjo, sipas tyre, perben nje nga mundesite me te mira per komunikim dhe shkembime tregtare me pjesen tjeter te Kosoves vetem disa qindra metra me tej.

Ne Borje, nje fshat ne lartesine rreth 1100 meter mbi nivelin e detit, ka pasur pike doganore qe ne vitet ‘20 te shekullit te kaluar, por qe me pas ishte mbyllur ne vitin 1948 me prishjen e marredhenieve mes Shqiperise dhe Jugosllavise se asaj kohe.

Vitet e fundit, banoret e Borjes kane kembengulur per ta rihapur piken e kalimit te kufirit, madje doganen, duke zhvilluar edhe protesta paqesore derisa ne vitin 2001 bojkotuan edhe zgjedhjet e pergjithshme. Premtimet e dy ministrive per piken e kalimit te kufirit nuk kane munguar, por eshte dashur qe aty te investohet edhe per infrastrukturen, e cila ishte shume e dobet per te levizur me mjete motorike.

Qe nga vitet ‘90, edhe pse nuk ka pasur nje pike te miratuar dhe me personel per kalimin e kufirit, banoret ne menyre te vazhdueshme e kane kaluar kufirin duke kryer ne fshatrat e Dragashit te Kosoves tregtine dhe deri edhe sherbimet shendetesore.

Nje muaj me pare, Policia e Kufirit e Dragashit ndaloi gjashte fshatare te Borjes, ndersa gjykata komunale i denoi ata me nga nje muaj burg pse kishin kaluar kufirin ne nje vend te pamiratuar. Pika e kalimit te kufirit te Borjes ku fshataret kalojne me çdo dokument identifikimi, eshte e dyta ne Komunen e Shishtavecit dhe treta ne zonen e Gores, pas atyre ne fshatrat Shishtavec dhe ne Orgjost.

Ndersa ne Komunen e Zapodit, qe lidhet shume afer me fshatrat e Dragashit, ka kerkuar nje pike te kalimit te kufirit per te cilen te dyja qeverite kane rene dakord, por nuk eshte formalizuar ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA