Rreshen-Kalimash, Berisha: Rruga e kombit

25/06/2009 13:20

Inaugurimi i rruges Rreshen-Kalimash eshte per kreun e qeverise Sali Berisha, fundi i ndarjes se trupit te kombit shqiptar.

Ceremonia, ku merr pjese kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, perfaqesues te kompanise Bektel Enka, shume qytetare dhe militante te Partise Demokratike, po zhvillohet ne Rreshen ne piken ku fillon segmenti Rreshen-Kalimash, pjesa me e veshtire e kesaj autostrade.

“Korridori i kombit eshte nderimi me i madh per mijera burra shqiptare dhe flijuan jeten e tyre per bashkim kombetar, eshte vepra me e madhe e ndertuar ne te gjithe historine tone”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, me ndertimin e korridorit, i jepet Kosoves mundesia per daljen ne det, nderkohe qe ajo do te vihet ne sherbim te te gjithe popujve te rajonit, perfshire edhe Serbine.

“Rruga, urat dhe tunelet e saj do te shnderrohen ne nje faktor te madh te bashkepunimit rajonal”, u shpreh Berisha.

Top Channel