Pranga grupit te policit me 4 kg hashash

25/06/2009 08:10

Gjashte persona jane arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi merreshin me trafik dhe shperndarje te lendeve narkotike, mes te cileve eshte edhe nje punonjes policie.

Antidroga beri te ditur se tre prej te arrestuarve jane furnizues, ndersa tre te tjere, bashke me policin, jane shperndares. Madje, ne momentin e arrestimit, atyre u jane kapur edhe rreth 4 kg kanabis. Zona ku ata shperndanin lende narkotike ishin ajo e Kombinatit dhe Kinostudios ne Tirane.

Sipas policise, tre te paret, mes te cileve edhe punonjesi i policise Shkelzen Kercuku, jane kapur dy dite me pare, ndersa te tjeret diten e djeshme, pas pergjimeve qe u jane bere shokeve te tyre.

Burimet nga Drejtoria e Policise se Tiranes bene te ditur se specialistet e seksionit te luftes kunder droges finalizuan me sukses operacionin policor te koduar “Kursanti”, duke vendosur nen pranga gjashte persona per “prodhim e shitje te narkotikeve” dhe “kultivimit te bimeve narkotike”.

Me tej, grupi hetimor shpjegoi se fale nje pune njemujore, duke mbajtur nen vezhgim keta persona, u mundesua goditja e nje baze problematike te shperndarjes se lendeve narkotike ne zonen e Kinostudios dhe Kombinatit ne Tirane.

Fillimisht ne pranga perfunduan Julian Plaka, 21 vjeç, lindur dhe banues ne Fier, student ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja ne Vlore, Ardit Hoxha, 21 vjeç, lindur dhe banues ne Fier, student ne Fakultetin e Infermierise ne Tirane dhe Shkelzen Kercuku, 23 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Lekaj te Kavajes, punonjes policie, aktualisht kursant ne praktike.

Dy dite me pare, ne afersi te kryqezimit te Farmacise nr. 10, jane kapur ne flagrance shtetasit Ardit Hoxha dhe Julian Plaka, te cileve, pas nje kontrolli te ushtruar, iu gjet me vete nje çante, ku brenda saj ndodhej nje sasi bime e dyshuar narkotike. Bima narkotike ishte e paketuar dhe ishte me peshe 3 kg e 444 grame.

Ndersa gjate kontrollit te ushtruar ne dhomen ku akomodohej prane godinave te Fakultetit te Mjekesise Tirane, studenti Shkelzen Kercuku, u gjet edhe sasia prej 478.6 grame kanabis. Policia tha se u kryen veprimet procedurale dhe ne cilesine e proves materiale u sekuestruan sasia prej 3 kg e 919 grame kanabis, pistoleta dhe prangat e punonjesit te policise, kater celulare dhe nje thike.

Me vone, keta persona u mbajten ne pergjim nga policia dhe gjate bisedave te zhvilluara, si dhe gjate hetimeve te metejshme rezultoi se ata bashkepunonin me tre furnizues qe kishin edhe lidhje gjaku. Keshtu, ne hetimet e policise dolen emrat e Marius Metajt, Lisander Plakes dhe Kujtim Ramajt, dy te paret nga Fieri dhe i treti nga Tropoja.

Sipas policise, keta persona u shoqeruan gjate dites se djeshme dhe u arrestuan po per te njejtat akuza. Grupi hetimor i antidroges beri te ditur se ka prova te forta se ata bashkepunojne ne shitjen e droges ne dy zonat e lartpermendura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA