Pensionet false, ndjekje penale per shtate persona

25/06/2009 08:25

Shtate persona te tjere jane derguar per ndjekje penale, pasi kane mashtruar duke falsifikuar dokumentet per te perfituar pension ne menyre te paligjshme.

Ata kane falsifikuar dokumente te ndryshme per ulje moshe apo vertetime pune, duke i derguar ato te sigurimet shoqerore dhe ne bashkepunim me persona te arrestuar me pare, kane perfituar pensione.

Sipas te dhenave zyrtare nga Policia e Tiranes mesohet se nga seksioni kunder krimit ekonomiko-financiar, u derguan materialet nga prokurori per hetime ne gjendje te lire ne ngarkim te shtate personave. Sipas policise, nje nga personat qe do te ndiqet ne gjendje te lire eshte Vlash Macaj, 59 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane.

Sipas policise, ndaj tij eshte deponuar nje kallezim nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore, se ka perfituar pension pleqerie ne miniere, duke vendosur ne perdorim dokumente te falsifikuara. E njejta akuze eshte edhe per Vladimir Ramen, 54 vjeç, i cili edhe ky ka falsifikuar te njejtat dokumente.

Ndersa per pese persona te tjere, policia shpjegoi se ata kane falsifikuar dokumente per te rritur moshen personale te tyre, ne menyre qe te marrin pension para kohe. Keshtu, per ndjekje penale, veç dy te pareve jane derguar edhe Zime Kerxhaliu, 64 vjeç, lindur ne Kukes dhe banuese ne Tirane, Mahmut Bulku, 54 vjeç, lindur dhe banues ne Ibe te Tiranes, Qemal Hidri, 62 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane, Muhamet Hasmeta, 51 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane dhe Naxhije Lala, 62 vjeçe, lindur ne Kukes dhe banuese ne Tirane.

Keta persona kane perfituar pension te paligjshem per disa vite radhazi dhe tashme do u duhet te pergjigjen para organit hetimor.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA