PDI mbyll fushaten ne sheshin “Skenderbej”

25/06/2009 20:55

Partia per Drejtesi dhe Integrim nga sheshi “Skenderbej” i ka dhene fund fushates elektorale.

Gjate fjales se tij, lideri PDI Tahir Muhedini ftoi te djathte dhe te majte te votojne numrin 15 qe komuniteti cam te kete parfaqesuesit e tij ne Parlament.

“Me date 28 duhet ta hedhim voten per djemte dhe vajzat me te rinj qe kane vizion”, eshte shprehur Muhedini.

Nderkohe, nga bregu i Matit ne Lezhe, kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, Nikolle Lesi u premtoi zgjedhesve se do te kerkoje politika te reja ne favor te bujqesise, duke bere investime dhe duke dhene kredi pa interes per 30 vjet per te zhvilluar fshatin.

“Sapo te jem ne Parlament do te kerkoj seance pyetjesh me kryeministrin e ri per nje politike te re per fshatin. Pa nje fshat te zhvilluar nuk ka progres”, ka pohuar Lesi.

Ndersa kandidati per deputet i LDK-se ne qarkun e Tiranes, Mehill Gecaj gjate nje takimi ne Kamez eshte shprehur se te gjithe demokristianet jane me LDK-ne.

Gecaj i ka ftuar banoret e kesaj zone te votojne per numrin 3. “Do kemi kurajon per te kritikuar ato vendime te gabuara te cdo qeverie dhe per te dhene kontributin tone per vendin”, ka deklaruar Gecaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA