Moti i keq, shtate te mbytur ne Ceki
25/06/2009 12:00
Moti i keq me shira te rrembyeshem ka goditur keto dite Europen qendrore duke shkaktuar 7 viktima. Me te prekura rezultojne shtetet Republika Ceke, Austria dhe Hungaria.
“Shtate eshte numri i viktimave te motit te keq deri me tani por numri i tyre mund te rritet me shume pasi nen rrenojat e shtepive te permbytura mund te kete viktima te tjera”- citohej ne agjencine ceke te lajmeve CTK.
Nderkohe qe dy dite me shira te fuqishem kane gjunjezuar edhe disa zona te ulta te Austrise. Danubi ka permbytur disa zona ne periferi te Vienes.
Per ti ardhur ne ndihme popullsise Ministria e Brendshme Austriake ka mobilizuar rreth 13 mije forca nga rradhet e policise dhe zjarrfikesve.
Top Channel