Meta: Me 28 qershor fiton alternativa jone

25/06/2009 20:20

Kryetari i LSI, Ilir Meta po mban ne keto momente nje fjalim ne mitingun permbylles te fushates elektorale te partise se tij.

Meta ka shprehur bindjen per fitoren e tij ne zgjedhjet e 28 qershorit, pasi paraqet alternativen me te mire per te nxjerre vendin nga kriza.

“Ne do fitojme se Shqiperia eshte nje vend i mrekullueshem, me njerez te mrekullueshem dhe me 28 qershor do te vije nje qeveri e mrekullueshme. Shqiptaret do te votojne per alternativen e Ilir Metes qe i ben shqiptaret per Shqiperine dhe qe nuk e kthen vendin ne pronesi te Fazlliceve, sic ka bere kryeministri Sali Berisha”, ka deklaruar Meta.

Kreu i LSI ka theksuar se 28 qershori do te jete dita e largimit te Berishes jo vetem nga qeveria por edhe nga politika dhe e ardhjes ne pushtet te nje partie qe ofron zgjidhje per problemet e vendit.

“Sot Shqiperia eshte ne krize dhe ka nevoje per nje plan qe ta nxjerre nga kriza. Ajo nuk ka nevoje per nje doktor qe e fut ne semundje. Shqiperia me 28 qershor voton per largimin e Berishes nga pushteti dhe politika. Me 28 qershor do te jete nje fitore e LSI dhe e gjithe socialisteve kudo qe ndodhen dhe qe bashke me Meten do arrijne hyrjen ne BE deri ne vitin 2013”, ka theksuar Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA