Mediu: Ne zgjedhje me lista elektronike

25/06/2009 21:55

Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka kritikuar qendrimin e opozites per listat zgjedhore dhe kartat e identitetit.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Mediu ka vleresuar kete nisme te qeverise qe sipas tij ka arritur rezultate te konsiderueshme per zgjedhjet e 28 qershorit.

“Nese ne 2005-en ne hyme ne zgjedhje me lista te rrezikuara, qe printoheshin, sot kemi lista elektronike dhe shkojme ne zgjedhje me karta identiteti, te cilat opozita i ktheu ne nje karte votimi. Ne kemi arritur ne nje perfundim per t’u dhene te gjithe qytetareve karta identiteti edhe duke ulur vleren e saj. Por nuk mund te presim qe qytetaret te shkojne ne zgjedhje 100% dhe te shkojne 100% te terheqin kete karte”, eshte shprehur Mediu. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA