Me zemer ne dore

25/06/2009 16:30

Damiani eshte nje adoleshent 15-vjecar qe nuk mund te luaje dhe te zbavitet njesoj si bashkemoshataret e tij pasi zemra nuk i furnizohet mjaftueshem me gjak.

Ne moshen 5-vjecare kur ai jetonte ende ne Tropoje, u perball me probleme te medha shendetesore, por mjeket nuk arriten te zbulonin ai kishte lindur me aorte te ngushtuar.

Pas tre vjetesh ai iu nenshtrua nje operacioni te veshtire ne Tirane, ku rrezikoi jeten.Ekipi me mjeke shqiptare dhe italiane, nuk arriti t’i zgjeronte aorten.

E ema, Naime Selimaj tregon se djali i saj duhet te operohet brenda ketij viti, pasi rrezikon te paralizohet.

15- vjecari eshte nje djale i heshtur qe pjesen me te madhe te kohes e kalon ne shtepi duke pare televizor.Ai ka nje deshire: te behet mjek per te qene me human.

“Dua te behem mjek t’i shpetoj jeten njerezve”, thote Damiani.

E ema, Naimja kerkon ndihme qe djali i saj te operohet dhe ankthet e tyre te marrin fund
 

Top Channel