Koci: Qeveria po abuzon me fondet

25/06/2009 21:50

Kreu i PSV91, Petro Koci ka drejtuar gishtin e akuzes ndaj maxhorances qeverisese per financimin e fushates zgjedhore, duke thene se keto fonde jane nje barre e madhe per vendin tone.

“Kjo fushate eshte e financuar me shume se fushatat e tjera qe kompromenton qeverisjen e ardhshme sepse jane para qe duhet te justifikohen. Listat jane me probleme, qytetaret pa karta identiteti, kemi probleme qe lidhen me shpenzimet buxhetore te qeverise ne kundershtim me nje qeverisje te ndershme. Jemi akoma ne standartet kur duhet te nderhyjne nderkombetaret te negociojme mes nesh. Politika eshte ne nivele joeuropiane dhe nevoja per nderhyrjen e nderkombetareve tregon se kemi nje proces politik te pamaturuar”, deklaron Koci.

Kryetari i socialisteve te vertete u thellua edhe me tej ne akuzat e tij, duke thene se kjo fushate po zhvillohet ne sfondin e disa ngjarjeve misterioze. “Kemi disa vrasje spektakolare mafioze si ajo e Xhindit, apo e Malesise se Madhe. Forca dhe segmente te caktuara politike jane duke tentuar mbajtjen e pushtetit me menyra jo legjitime. Maxhoranca ne pushtet eshte duke menduar per mekanizma manipulues per te mbijetuar dhe historia e celulareve, e punonjesve te administrates dhe zevendesimi i emigranteve me votues te falsifikuar, mbeten ende instrument aktiv ne kurriz te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme”, pohon Koci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA