Kapet banda italo-shqiptare

25/06/2009 08:20

Pese shqiptare kane perfunduar ne pranga nga policia italiane ne kuader te operacionit “Ura e Shqiponjes” ne shtetin fqinj. Shqiptaret akuzohen per trafikim lendesh narkotike e klandestinesh.

Mesohet se droga e llojit marijuane, ne sasi te medha, transportohej nga Shqiperia ne Itali permes gomoneve te mbushura me klandestine gjate viteve 2005-2006. Dyshohet se kreu i bandes eshte Hamdi Budani, i cili ka mundur t’i shpetoje arrestimit se bashku me dy shqiptare te tjere.

Hetimet e drejtuara nga Prokuroria e Leçes kane nisur qe ne vitin 2002 dhe 7 vitet e kane lejuar grupin e punes te njohe ne thellesi aktivitetin ilegal te trafikut te droges dhe te trafikut te qenieve njerezore.

Sipas te dhenave nga policia italiane, mesohet shefi i organizates se trafikanteve te droges dhe klandestineve, qe operonte nga Shqiperia ne drejtim te Italise, ishte Hamdi Budani, i cili ende nuk eshte shtuar ne listen e te arrestuarve. Ndersa shqiptaret e tjere te arrestuar dhe qe tashme ndodhen ne qeli, ishin rezidente ne Brindisi dhe ne disa zona te tjera te Italise, kryesisht ne Novara dhe Rimini, ku zakonisht vinte droga e trafikuar.

Ne lidhje me te arrestuarit, policia italiane beri me dije se ata jane Aleksander Toshi, Hektor Cani, Sabin Braho, Arian Gorica dhe Eriselda Selimaj. Veç tyre, gjate operacionit te djeshem, te koduar “Ura e Shqiponjes” u arrestua edhe i vetmi italian Vito Sicilia. Shtetasit e tjere italiane te implikuar ne hetime, jane arrestuar kohe me pare, pasi kane rezultuar te perfshire ne vepra te tjera penale.

Me tej, policia italiane shpjegoi ne nje konference per shtyp se veç Budanit, kane arritur deri me sot qe te shpetojne nga arrestimi edhe dy shqiptare te tjere, te identifikuar si Alban Gamberi dhe Gertian Zaho. Te gjithe jane te akuzuar se kane futur ne menyre te jashteligjshme ne territorin italian qindra kilograme lendesh narkotike.

Madje, ne keto rruge ku trafikohej droga, ata kalonin edhe klandestine. Sipas hetimeve te kryera prej shtate vitesh, gomonet zbarkonin ne zonen e Ceranos. Ndersa nga pergjimet telefonike qe atyre u jane bere, ka rezultuar se droga merrej ne Durres me nje çmim prej 500 eurosh per kilogram, nderkohe qe me tej shperndahej ne te gjithe territorin italian, sidomos ne Novara, Milano, Rome, Peskara dhe Rimini.

Hetimet me te shumta jane bere qe ne kohen kur u arrestuan dy vellezerit Gertian e Bledar Qarri, te cilet jane kapur pikerisht ne vitin 2006.

Nga dosja penale mesohet se ata jane kapur me nje ngarkese droge, teksa po e zbarkonin ne korridorin e 16-te, bashke me 14 klandestine, si gjithmone ne zonen e Ceranos. Operacioni i bujshem i policise italiane eshte bere publik ne nje konference per shtyp ne prezence te prokurorit te antimafies, Cataldo Motta. Sipas policise italiane, e gjithe droga e trafikuar, e llojit kanabis, prodhohej ne vendin e shqipeve dhe e destinuar per tregun e shtetit fqinj.

Veç te arrestuarve te djeshem, nje tjeter operacion eshte zhvilluar ne Peskara, ku jane arrestuar 11 persona te tjere. Policia italiane beri te ditur se ka derguar ne qeli 11 persona qe dyshohen per trafik te lendeve narkotike. Sipas te dhenave, nente prej tyre jane italiane, ndersa dy persona jane shqiptare. Dy shqiptaret e arrestuar jane Besmir Korra dhe Martin Hexhi. Por nga ky operacion kane shpetuar dy personave te tjere, ku njeri eshte shqiptar. Banda operonte ne Peskara. Sekuestrim i fundit i lendes narkotike ishte ne masen 50 grame kokaine dhe 150 hashash. Por, ne dy vitet e fundit jane sekuestruar nga kjo bande rreth 51 kg heroine, 3.5 kg kokaine dhe 5 kg hashash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA