Gjinushi: Vota per ne, vote per te majten

25/06/2009 20:50

Kreu i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi ka zhvilluar nje takim permbylles ne qarkun e Durresit, i shoqeruar dhe nga kandidatja per deputete e ketij qarku Ingrid Shuli.

Gjinushi shprehu bindjen per fitore ne kete qark dhe u kujtoi zgjedhesve se vota per PSD eshte vota per te majten e bashkuar.

“Cdo vote per PSD eshte vote per fitoren, per bashkimin per ndryshim, per ndryshimin e madh te Shqiperise ne 4 vitet e ardhshme. Jemi te bindur per kete fitore”, ka deklaruar Gjinushi.

Nderkohe, gjate nje takimi elektoral ne Delvine, kreu i G99, Erion Veliaj ka deklaruar se shqiptaret kane kaluar kater vite te veshtira.

Veliaj i eshte drejtuar te rinjve duke iu premtuar se ndryshimi po vjen. Ai ka kerkuar te votojne numrin 31 ne zgjedhjet e 28 qershorit sepse te rinjte nuk kane frike nga ndryshimi.

“Ne daten 28 kemi nje takim te madh ne gjithe Shqiperine, qe ta ndryshojme ate. Kjo eshte koha jone dhe te gjithe bashke do t’ia dalim. Jam i bindur se te gjithe ketu ne Delvine i kane perjetuar me veshtiresi keto 4 vjet. Por ndryshimi eshte shume afer”, ka pohuar Veliaj.

Ndersa kryetari Demokracise Sociale, Paskal Milo gjate turit te tij elektoral zhvilloi nje takim me anetaret dhe simpatizantet e kesaj partie ne Elbasan.

Milo tha se demokracia ka nevoje per ekuiliber dhe mireqeverisje dhe PDS eshte forca e duhur politike per te realizuar kete.

“Kete ekuiliber nuk mund ta garantoje vetem nje force politike, kjo eshte e pamundur. Ne si PDS kemi qene pjese e ekuilibrit duke kerkuar qe politika te kete nje fytyre evropiane”, eshte shprehur Milo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA