Gjinushi: Berisha kerkon te manipuloje zgjedhjet

25/06/2009 21:30

“Berisha nuk ka kuptuar ndonje gje nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme”. Kreu i PSD-se, Skender Gjinushi ka kritikuar sjelljen e forcave te policise ndaj skenes se montuar nga PS ne bulevard, duke theksuar se qe prej vitit 1996 Shqiperia eshte futur ne vorbullen e problemeve me zgjedhjet.

“Zgjedhjet e 2007-es u quajten nje shans i humbur dhe ato te 2009-es mbeten nje kusht per marrjen e statusit dhe per heqjen e vizave. Berisha nen rrogoze tenton dhe shpreson tek manipulimi, prandaj nuk mundem te hyjme normalisht ne zgjedhje pasi gjithe shqiptaret duhej te ishin te pajisur me karta identiteti. Berisha perpiqet qe te beje lojen e shesheve”, shprehet Gjinushi.

Ne vijim, ai tha se kjo qeveri duhet te largohet me voten e shqiptareve dhe vetem nese ndodh kjo, atehere do zhvillohen zgjedhje me standarte. “Pushteti po abuzon me administraten publike por edhe me fondet e vjedhura. Ndalimi i mitingjeve ka acaruar situatat dhe i ka cuar jashte kontrollit. Ne 2005-en ishte opozita qe zgjidhte sheshin e para dhe pastaj vendoste maxhoranca”, shton kreu i PSD-se. Gjinushi theksoi se procesi zgjedhor ne 2005-en ka pasur arritjet e veta dhe ne teresi eshte quajtur i pranueshem pervec faktit qe u ligjerua Dushku.

“Po te ishin kapur standartet ne 2007-en do kishim marre statusin e vendit kandidat per ne BE dhe do ishin hequr vizat. Qeveria duhej te pajiste gjithe shtetasit me karte identiteti. Eshte anormale qe ne fushate zgjedhore vazhdojne shperndahen karta. Qeveria duhet ta pranoje se ka deshtuar ne kete proces”, denoncoi Gjinushi. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA