Sheshe te shkaterruara, pallate te mbuluar nga uji, ndersa toka hapet dhe miliona burra e gra tentojne me kot te shpetojne.

Keto jane disa skena te filmit “2012” te regjisorit Roland Emmerich, me protagoniste John Cusack dhe Thandie Newton.Cdo gje nis me profecine e Maya-s, se bota merr fund ne 2012.

Skenat e para te filmit, qe zhvillohet ne 2012, tregojne profesor West (John Billingsley), i cili fale studimeve te veta te rendesishme, ve re se ne Toke do te mberrijne pasojat e stuhive te forta diellore.

Komuniteti shkencor nuk i beson fjaleve te shkencetarit dhe ne kete menyre nuk arrihet t’i komunikohet rezultati presidentit amerikan Wilson (Danny Glover).

Ne sfond te tragjedise globale eshte edhe historia personale e Jackson Curtis (John Cusack), i cili tenton te shpetoje te bijen dhe gruan qe dashuron.

Filmi mberrin ne kinemate amerikane me 13 nentor.

Top Channel