Feith: Liria e fjales, e pakontestueshme
25/06/2009 18:40
Shefi i misionit civil ne Kosove, Piter Feith ka vizituar sot ne Prishtine seline e Komisionit te Pavarur per Mediat.
Gjate vizites, Feith u shpreh se liria e mediave eshte dicka thelbesore per zhvillimin e demokracise te nje vendi.
“Liria e fjales ne media eshte e pakontestueshme. Pa liri te shprehjes nuk mund te kete media te pavarura”, ka pophuar Feith. Ai ka shtuar se misioni civil nderkombetar do t’i mbeshtese te gjitha projektet e Komisionit te Pavarur per Mediat.
Top Channel