Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Perurohet segmenti Rreshen-Kalimash i rruges Durres- Kukes.(UPDATE)
Kryeministri Berisha pret shiritin se bashku me kryeministrin Turk Erdogan, ne prani te mijera mbeshtetesve te Partise Demokratike.
Megjithese ishte paralajmeruar ne axhenden zyrtare te shperndare nga kryeministria, ne ceremoni mungoi kryeministri i Kosoves Hashim Thaci. Ende nuk dihen motivet zyrtare te mungeses se kryeministrit kosovar.
Nderkohe ne fjalimin e rastit, kryeministri Berisha u shpreh se kjo rruge perben vepren me te madhe pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe pas pavaresise se Kosoves.
Kryeministri tha se korridori i kombit do t’u sherbeje te gjithe popujve te rajonit, perfshire edhe Serbine.
Nga ana e tij, kryeministri Erdogan, theksoi se kjo veper e madhe do te lidhe Kosoven me portin e Durresit, ndersa shprehu bindjen se rruga nuk do te bashkoje vetem vendet dhe qytetaret, po edhe zemrat.
Top Channel